Sun, Apr 20, 2025

Sherr brutal në familjen shqiptare në Kretë, përfundojnë në spital dy persona, një në gjendje të rëndë

  • PublishedApril 20, 2025

Katër arrestime dhe dy të plagosur janë pasojat e një sherri të dhunshëm në një familje shqiptare në Rethymno të Kretës pasditen e së shtunës.

Raportohet se përplasja nisi me debatin e një çifti, i cili përshkallëzoi me përfshirjen e të afërmve të dy bashkëshortëve.

Sipas Policisë, si pasojë e përleshjes, një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur fillimisht nga një xham në zonën e qafës, i cili po trajtohet në spitalin e Rethymnos.

Tensioni nuk u ndal me kaq, pasi për herë të dytë anëtarët e dy familjeve u përplasën sërish, me pasojë plagosjen e një personi tjetër, i cili po ashtu ndodhet i shtruar në spital, ndonëse në gjendje më të rëndë.

Dy të plagosurit po trajtohen në spital, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar.


AlbaniaWeb.net