Kategoria e parë/ Flamurtari mund Vorën e rikthehet në Superiore pas 5 vitesh
Java e 33-të e Kategorisë së Parë ka vulosur fazën e rregullt të këtij edicioni me 6 ndeshje të cilat kanë shkuar sipas pritshmërisë.
Flamurtari dhe Besa, që ishin rivalë në distancë për vendin e dytë, ia dolën të fitonin, por vetëm vlonjatët iu gazuan ngjitjes në elitë automatikisht në Superiore, ndërsa kavajasit shkojnë në play-off.
Ndër ndeshjet e tjera, ajo më e rëndësishmja ishte derib mes Apolonisë dhe Lushnjës, që duhej të përcaktonte se cila mes këtyre dy skuadrave do të shkonte në play-off. Fierakëve u ka mjaftuar barazimi për të mbrojtur vendin tyre përballë “lagunarëve”.