Mon, Apr 21, 2025

Serie A/ Ja se çfarë parashikon rregullorja nëse Inter dhe Napoli e mbyllin sezonin në barazim me pikë

  • PublishedApril 21, 2025

Serie A/ Ja se çfarë parashikon rregullorja nëse Inter dhe Napoli e mbyllin sezonin në barazim me pikë

Gara për titullin kampion në Serinë A, duket më e forta e viteve të fundit. Interi dhe Napoli vazhdojnë luftën, ndërsa mbajnë vendin e parë me nga 71 pikë. Megjithatë, ndryshe nga vitet e kaluara, ku skuadra kryesuese përcaktohej falë ndeshjeve direkte ose golavarazhit, këtë sezon rregulli është ndryshe.

Lega Serie A ka vendosur si rregull që në rast se dy ekipet janë me pikë të barabarta, mes tyre do të ketë një finale, ku do të shpallet fituesi dhe kampioni. Kjo do të aplikohej për herë të parë në Serie A, nëse dy ekipet e mbyllin me pikë të barabarta. Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare, ku çdo hap fals është i ndaluar.


AlbaniaWeb.net