“I keni në Google”, Balliu mbi deklaratat e Ramës për fotot n*do: Institucionet fetare dhe drejtësia të reagojnë! Të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me një episod të ndodhur ditën e djeshme në një nga takimet e kryeministrit Edi Rama në Kavajë, ku foli në lidhje me fotot e tij në një plazh nudistësh të shpërndarë në rrjet vite më parë.
Në një postim në rrjetet sociale, Balliu shkruan se duhet reagim nga institucionet ligjzbatuese, fetare dhe nga drejtësia.
“Të reagojmë si shoqëri të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror. Më 11 Maj votojmë kundër këtij që ju kërkon fëmijëve të shohin fotot e tij nudo. Në 11 Maj votojmë për njerëz me moral, për qytetarin, për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, shkruan Balliu.
Postimi i plotë:
Mungesa e reagimit nga institucionet arsimore dhe fetare, ndaj një akti flagrant në një fjalim kunder edukimit moral të fëmijve nga Edi Rama është një akt i turpshëm, është një akt anti njeri.
I cili nxjerr në pah korruptimin e shtetit në qelizë të tij.
Si shoqëri ne duhet të reagojmë ndaj këtij akti të shëmtuar anti familje.
Ashtu sic po bën shoqeria Amerikane në pastrimin e kësaj filozofie Sorosiane.
Institucionet e drejtësisë, ato ligjzbatuese dhe ato fetare, duhet të ngrihen në këmbë kundër kësaj filozofie qe ka në palcë prindin një dhe prindin dy.
Të reagojmë si shoqeri të largojmë vatrën e këtij helmi të madh shoqëror.
Më 11 Maj votojmë kundër këtij që ju kërkon fëmijve të shohin fotot e tij nudo.
Në 11 Maj votojme për njerëz me moral, për qytetarin, për Shqipërinë dhe Shqiptarët.