Thuram nuk rikuperon, Inzaghi me zgjedhje të detyruara në derbi ndaj Milan
Tek Inter nuk ka kohë as për të analizuar humbjen e rëndë të fundjavës ndaj Bolognës, pasi skuadra e Inzaghit ka nisur në Apiano menjëherë nga puna për përgatitjen e ndeshjes të së mërkurës ndaj Milanit, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.
Kalendari I ngjeshur për zikaltrit bënë padyshim me dhimbje koke Inzaghin që duhet të bëjë zgjedhjet e duhura ndeshje pas ndeshje, për të marrë maksiumin nga lojtarët e tij, por duke menaxhuar edhe energjitë për ndeshjen e radhës. Një moment delikat për kampionët e Italisë që janë në udhëkryq në fundin e një sezoni që mund t’i shohi si fitimtar, por edhe që mund të rezultojë i hidhur.
Sa i takon gjendjes së lojtarëve zikaltër para ndeshjes ndaj Milanit, situata nuk ndryshon me të dëmtuarit Thuram, Zielinski e Dumfries që e kanë të pamundur të rikuperojnë. Shpresat janë për një rikuperim të sulmuesit francez Marcus Thuram, që Inzaghi mund ta ketë gati në fundjavë në sfidën ndaj Romës ose ndaj Barçës në Champions. Ndërkohë dy të tjerët pritet të nisin stërvitjen me grupin duke nisur nga java e ardhshme.
Ndërkohë ndaj Milan e sigurtë është prezenca në formacion e Bastonit dhe Mkhitaryan, kjo pasi të dy futbollistët zikaltër nuk do të jenë të gatshëm në sfidën e kampionatit ndaj Romës, për shkak të kartonave të marrë në ndeshjen e fundit ndaj Bolognës duke plotësuar numrin e kartonave.
Në portë pritet të jetë spanjolli Martinez sikundër në ndeshjen e pare, ndërsa një fanelë titullari pritet të kenë edhe Arnautoviç, De Frij dhe Frattesi.