Tue, Apr 22, 2025

NBA/ Rivendosen ekuilibrat, Clipers dhe Detroit triumfojnë në transfertë

  • PublishedApril 22, 2025

NBA/ Rivendosen ekuilibrat, Clipers dhe Detroit triumfojnë në transfertë

Emocionuese rezultuan sfidat e dyta të fazes çerekfinale të fazes Play Off në NBA, në çiftet Denver Nuggets-Clipers dhe New York-Detroit, ku të dyja skuadrat udhëtuese arritën të triumfonin duke barzuar shifrat e përgjithshme në 1-1.

Skuadra e Clippers fitoi 105-102 ndaj Denver në fushën e këtij të fundit, duke barazuar 1-1 serinë e çerekfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku për miqtë u dallua Kawhi Leonard, autor i 39 pikëve. Për Denver, dyshja Jokic-Murray realizoi 49 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Barazohet 1-1 seria e ndeshjeve çerekfinale edhe në sfidës mes New York e Detroit, me këtë të fundit që fitoi 100-94 në shtëpinë e nju-jorkezëve. Edhe kjo sfidë pati rivalitet deri në fund, ku për Pistons u dallua Cade Cunningham me 33 pikë e 12 rebound. Jalen Brunson realizoi 37 pikë për New York, por që mbetën për statistikë.


AlbaniaWeb.net