Pse u bë e “ftohtë” atmosfera rreth Jennifer Lopez në Formula 1?
Gjatë fundjavës së kaluar, Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen në garën e Formula 1 në Jeddah, Arabinë Saudite, me një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re.
Megjithatë, vëmendja nuk ishte vetëm për stilin e saj. Në rrjetet sociale, disa fansa komentuan se atmosfera rreth saj dukej e ftohtë dhe e sikletshme, duke sugjeruar se ndoshta nuk ishte pritur me entuziazëm nga të gjithë të pranishmit.
Pavarësisht komenteve, Jennifer Lopez vazhdoi me angazhimet e saj. Ajo performoi në një koncert pas garës, së bashku me artistë të tjerë si Party Next Door, Major Lazer dhe Usher. Ky ishte një nga paraqitjet e saj të para publike pas anulimit të turneut të saj muzikor në vitin 2024 dhe ndarjes nga Ben Affleck.
Aktualisht, Lopez është e angazhuar në xhirimet e filmit të ri romantik “Office Romance” në Nju Jork, ku luan përkrah aktorit Brett Goldstein.