Tue, Apr 22, 2025

SPAK nisi hetimet për aferën e Ballukut tek “Tuneli i Llogarasë”, reagon Bardhi: U vërtetua abuzimi 50 mln euro. Në Pjoskë të Pogradecit ambientet e burgut të grave janë gati

  • PublishedApril 22, 2025

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, në një reagim në facebook thotë se ka paditur në SPAK, më 12 gusht 2024 aferën e e “Tunelit të Llogarasë”, për të cilën sot SPAK ka nisur hetimet.

Bardhi shkruan se këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.

“Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati”, thotë në mesazhin e tij, Gazment Bardhi.

()


AlbaniaWeb.net