Sun, Nov 24, 2024

Këshilli Kombëtar i PD zyrtare voton për zgjedhjen e kryetarit në 29 korrik, Açka: Bojkoti i Bardhit? Nuk e kemi luksin që të largohet asnjë anëtar i partisë

  • PublishedJune 20, 2023

Këshilli Kombëtar i PD-së zyrtare vendosi sot të mbajë zgjedhjet për kryetarin e Partisë në 29 korrik.

Në përfundim të mbledhjes Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku thanë se vendimet u morën me kuorumin e nevojshëm të anëtarëve.

Të pyetur nëse është arritur kuorumi kur nga 453 anëtarë morën pjesë vetëm 174, ata thanë se këtë e ka vendosur Sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore në parti.

“Çdo anëtar i këshillit kombëtar ka të drejtë të mendojë edhe ndryshe në PD. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimet e tyre. Vendimet e shumicës duhet të zbatohen”, tha Flutura Açka.

E pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar. Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.