Mon, Nov 25, 2024

Viktima në kampin Ashraf, Çuçi: Nuk ka ndërruar jetë nga dhuna e policisë. Ishte një i moshuar 79-vjeçar

  • PublishedJune 20, 2023

Ministri Çuçi ka dhënë detaje në lidhje me personin që ka ndërruar jetë sot në kampin Ashraf.

Ai tha se personi nuk ka ndërruar absolutisht jetë nga dhunë e policisë.

“Personi që ka vdekur ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë dhunë e ushtruar nga policia. Po presim raportin e ekspertizës mjekoligjore.
Nuk është prekur as edhe një anëtar me dorë në këtë kamp. Ka kamera edhe nga policia edhe nga ana e kampit, nuk është prekur asnjë anëtarë me dorë, asnjë!
Do presim ekspertizën mjekoligjore. Ai është një burrë i moshuar, 79 vjeç mos gaboj, kanë vdekje brenda kampit që ndodhin rëndom, sepse është një komunitet që po jeton dhe plaket aty, por do presim ekspertizën mjekoligjore. Unë jam i bindur sepse kemi pasur kujdesin për të mos krijuar asnjë incident por të zbatonim vendimin e gjykatës”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.