Fushata për 11 Majin! Dhunë pas takimit të PD-së, xhaxha e nip grushtojnë një shtetas, rasti i kalon SPAK
Në një ngjarje të ndodhur dje, më 24 prill 2025, në fshatin Ostren të Bulqizës, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, dy persona, Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha dhe nip, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi, K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së premte, kur dy të dyshuarit kanë goditur me grushte të riun Kalosh Murra, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren. Pas raportimit të ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK.
Ndaj dy personave është ngritur akuza për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, duke u hetuar për dhunën e ushtruar pas një takimi politik. Pas kalimit të çështjes në SPAK, pritet të merren masa ligjore ndaj xhaxhait e nipit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.