Goditën me sende të forta një shtetas, kapen dhe shoqërohen në polici babë e bir
Babë e bir janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit nga forcat “Shqiponja” pasi goditën me sende të forta një 44-vjeçar mbrëmjen e sotme në fshatin Cakran.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, njoftohemi se në fshatin Cakran, ka pasur një konflikt ku shtetasi M. S., 37 vjeç, së bashku me djalin e tij 17 vjeç, kanë goditur me send të fortë shtetasin E. S., 44 vjeç.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Fier dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, u bë e mundur kapjen dhe shoqërimi në Komisariat i dy autorëve të dyshuar, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.