Sat, Apr 26, 2025

Merr fund romanca e Nedim Bajramit me gazetaren sportive! Pak javë pas lidhjes, çifti ‘zhduk’ çdo gjurmë

  • PublishedApril 26, 2025

Merr fund romanca e Nedim Bajramit me gazetaren sportive! Pak javë pas lidhjes, çifti ‘zhduk’ çdo gjurmë

Vetëm pak javë më parë, në media u përfol për një lidhje të re romantike mes yllit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, dhe moderatores së njohur kosovare, Lorina Dula. Çifti, që përpiqej ta mbante lidhjen larg syve të publikut, duket se tashmë i ka dhënë fund historisë së tyre.

Lorina, e cila u bë shumë e komentuar me emisionin “Euroshow” gjatë Euro 2024 në Gjermani, kishte ndjekur nga afër edhe disa ndeshje të Kombëtares, duke u shfaqur shpesh me fanellën kuqezi — një dhuratë e përfolur nga vetë Nedimi.

Megjithatë, rrjetet sociale tregojnë një tjetër realitet sot: as Lorina dhe as Nedimi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Të dy kanë fshirë çdo lloj ndërveprimi të mundshëm, duke ndezur spekulimet se lidhja ka marrë fund pa nisur mirë. Kujtojmë që lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë me foto apo deklarata zyrtare, por siç duket, sinjalet dixhitale kanë qenë më se të qarta.

Ndërkohë, karriera e Bajramit në Rangers ka hyrë në një fazë delikate. Pasi shkëlqeu në fillim me gola dhe paraqitje mbresëlënëse në Europë, mesfushori shqiptar po has vështirësi për të siguruar vendin si titullar.

Ai nuk ka startuar në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe vetëm në duelin kundër Fenerbahçes në Ligën e Europës pati hapësira në fushë.

Rangers do të përballet me Athletic Bilbaon në çerekfinale të Europa League, dhe mbetet për t’u parë nëse trajneri do t’i japë një shans Bajramit, që duket se tashmë është i fokusuar vetëm në karrierën e tij sportive, duke lënë pas ndjenjat dhe zhgënjimet jashtë fushës së lojës.


AlbaniaWeb.net