“Na ishte njëherë muzika”, sot dhe nesër në News24 edicione të posaçme në nderim të Papës
TIRANE
Këtë të shtunë, më 26 prill, emisioni “Na ishte njëherë muzika”, nën autorësinë e kompozitorit të mirënjohur Gjergj Leka, do të vijë ndryshe.
Për shkak se e sotmja është zi kombëtare në nderim të Papës, kjo hapësirë do të mbushet me muzikë simfonike, me atmosferë maestozo e kishtare, që i përshtatet solemnitetit të një dite reflektimi për një humbje të madhe, ndërsa të dielën në orën 20.00 do të mund të ndiqni një edicion të veçantë dhe të ndjerë, që Gjergj Leka ia kushton Atit të Shenjtë.
Në vend të programit të zakonshëm me muzikë argëtuese dhe kujtime artistike, kjo puntatë do t’i dedikohet tërësisht figurës së Papës përmes muzikës që ai pëlqente. Autori i emisionit ka përzgjedhur me kujdes një repertor që respekton atmosferën e ditës dhe njëkohësisht përçon mesazhe paqeje, përulësie dhe shprese, vlera që Ati i Shenjtë përfaqësoi gjatë gjithë jetës së tij.
Gjergj Leka tregon se Ati i Shenjtë kishte pasion për muzikën klasike dhe gjeti frymëzim te emrat më të mëdhenj të saj, si Mozart, Beethoven dhe Verdi. Ai çmonte zërin e thellë dhe të ndjerë të Andrea Bocelli, si edhe interpretimet e jashtëzakonshme të Placido Domingo. Adhuronte muzikën e Ennio Morricone, por dëgjonte gjithashtu Ëagner, Debusy e Leo Delib. Përveç kësaj, ai kishte një dashuri të veçantë për tangon argjentinase, një ritëm që e shoqëroi gjatë jetës dhe që do të pasqyrohet gjithashtu në këtë edicion të veçantë. Kjo muzikë do të jetë epiqendra e programit të së dielës, për ta nderuar Atin e Shenjtë ashtu siç e meriton.
“Na ishte njëherë muzika” fton të gjithë shikuesit sot ora 22.00 dhe të dielën në ora 20:00 në News24, Radio24 e , për të ndarë jo vetëm tinguj, por edhe nderimin e përbashkët për një figurë të madhe shpirtërore si Papa Françesku.