Trajneri i Empolit për Ismajlin: Lider i heshtur, i duhet skuadrës
Trajneri i Empolit, Roberto D’Aversa ka vlerësuar në maksimum mbrojtësin e skuadër, Ardjan Ismajli.
“Mund të ketë lider të ndryshëm, por me karakteristika të ndryshme. Është Grasi, i cili di të flasë si kapiten në momentin e duhur, mund të jetë një lider i heshtur si Ismajli dhe një teknik si Viti, të cilët flasin pak, por në momentin e duhur”,- tha tekniku.
Kujtojmë që 28-vjeçari shqiptar ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe do jetë gati për skuadrën, për sfidën me Fiorentinën.