Sun, Apr 27, 2025

Interi nuk rikuperon sulmuesin para Romës, mund të jetë gati për Barcelonën

  • PublishedApril 26, 2025

Interi nuk rikuperon sulmuesin para Romës, mund të jetë gati për Barcelonën

Interi nuk rikuperon dot Marcus Thuramin për ndeshjen e të dielës kundër Romës.

Trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka vendosur që të mos grumbullojë sulmuesin, pasi nuk është në gjendjen e duhur.

Sipas Sky Sport, megjithatë, problemi nuk është serioz dhe ka mundësi që lojtari francez të jetë në dispozicion të ekipit për të mërkurën, në sfidën kundër Barcelonës në Champions.

Thuram është stërvitur sot i ndarë nga shokët e skuadrës dhe situata do të vlerësohet ditë pas dite. 27-vjeçari ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë sezon.


AlbaniaWeb.net