VIDEO/ Barcelona fiton Copa Del Rey, katalanasit festojnë ndaj Real Madridit në “El Classicon” e çmendur
Barcelona fiton Copa Del Rey. Ekipi i Flick mundi Real Madrid 3-2, në finalen e luajtur në Sevilla që zgjati 120 minuta.
Në pjesën e parë ritmi ishte mjaft i lartë, me katalanasit që treguan dëshirë të madhe lojë. Në minutën e 28-të, Yamal dhuroi asist për Pedrin, me këtë të fundit që me të djathtën mposhti portierin kundërshtar.
Los Blancos përmbysën sfidën në pjesën e dytë. Mbappe vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni ktheu gjithçka në favor të madrilenëve. Spektakli nuk kishte mbaruar, pasi Torres ndëshkoi Realin. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 ndërsa në shtesë emocionet do ishin edhe me të mëdha. Në të 116tën goli i Kounde i dha trofeun Barcelonës, i 32-ti në histori.
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 1-0 Real Madrid | Pedri
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM PEDRI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/QvEydJR7Hc
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 26, 2025