Mon, Apr 28, 2025

Përballje e papritur mes Xhenetës dhe Gjestit në Top Channel?

  • PublishedApril 27, 2025

Përballje e papritur mes Xhenetës dhe Gjestit në Top Channel?

Pas daljes së Gjestit nga “Big Brother VIP” dhe përfshirjes së Xhenetës në “Trotuar” në kuadër të “E Diell”, takimi mes tyre në ambientet e Top Channel ishte thuajse i pashmangshëm. Dhe ashtu ndodhi: që në javën e parë pas finales së BBV, të dy janë ndeshur për herë të parë.

Në episodin e sotem në “Trotuar”, të ftuarit nuk i kursyen ngacmimet ndaj Xhenetës, duke i përmendur përballjen e saj me Gjestin dhe madje edhe një shkëmbim buzëqeshjesh mes tyre.

Xheneta sqaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me Gjestin, duke theksuar se ai ishte i shoqëruar. Megjithatë, ajo pranoi se një buzëqeshje ishte shkëmbyer. E pyetur nga moderatorja Nevina nëse do të fliste me Gjestin nëse ai do ta përshëndeste, Xheneta u shpreh prerë:

“Jo, nuk do të flas…”

Ajo gjithashtu theksoi se ky vendim është personal dhe nuk ka lidhje me asnjë kontratë apo ndikim nga menaxheri:

“Menaxheri im nuk ndërhyn në asnjë vendim timin,”- përfundoi Xheneta, duke lënë të kuptohet se historia me Gjestin është kapitull i mbyllur.