Elbasani jashtë “Final Four”! Trajneri: kishim një shans të artë, por s’ia dolëm
Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic nuk fshehu zhgënjimin pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit.
“Vazhdoj të jem i mërzitur, sot, nesër. Mërzitem për këtë që ndodhi sot, jo për ndeshjet e kaluara. Duhej t’ia kishim dalë sot, kishim një shans të artë. Po luanim me kujdes në fillim sepse ne fitonim edhe me barazimin, edhe me fitoren.
Ia dolëm shumë mirë deri te ai goli i pësuar. Një gabim i vogël dhe kushton, nuk ishte gabim vetëm te ai goli, por që te kornia që fitoi Keko, duhej ta kishim mbrojtur atë top. Unë e dija që nëse mbyllej pjesa e parë 0-0 do të krijoheshin shumë hapësira te Partizani dhe do e kapeshim në befasi. Përse nuk luajtëm mirë sot? Nga frika për të mos bërë gabime sepse ishte ndeshje finale, kjo është e gjitha”.