“Burrec dy metra i gjatë”/ Berisha nga Kuçova: Rama i tmerruar, është drejt greminës! S’ia mban të dalë në debat, ka vjedhur 90 përqind të taksave
Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një takimi në Kuçovë, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për korrupsion dhe keqadministrim.
Ai tha se Rama është “i tmerruar” dhe se është drejt humbjes përfundimtare, pasi nuk ka as forcën të dalë në debat. Berisha theksoi se Rama ka vjedhur 90 përqind të taksave dhe se në qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike, Ballkani i Hapur do të “griset” që në ditën e parë.
Ai ka premtuar uljen e çmimit të energjisë dhe zhvillimin e potencialeve natyrore të Shqipërisë për të dyfishuar sipërfaqen e ujitur. Berisha gjithashtu ka kritikuar fjalorin e përdorur nga Rama, duke e quajtur të papërshtatshëm për kryeministër.
Sali Berisha në Kuçovë: Ballkani i Hapur do ‘griset’ ditën e parë të qeverisë së PD-së. Hidrocentrali i Banjës është vepër vaditëse dhe ndaj është ndërtuar dhe e dyta është energjia. Potencialet e tij do përdoren për të dyfishuar sipërfaqen e ujitur në Shqipëri. Made in Albania do të jetë krenaria jonë. Energjia do të zbresë nga 18 në 6 lekë. Bashkinë e Kuçovës me Lefter Maliqin ua grabitën. Ligji do të veprojë me forcë para atyre që grabitën mandatin tuaj. Diçka e kanë bërë, se nuk mund të themi se nuk kanë bërë gjë, por kanë vjedhur 90 përqind të taksave. Burrec, hajde të ulemi bashkë në dialog. S’del dot, nuk ia mban dhe flet me vete çdo mëngjes. Është burrec dy metërsh, thotë budalla, çyryk, burreca, ky është fjalori i tij, që vetëm një kryeministër s’mund ta ketë këtë fjalor. Rama është i tmerruar, se është afër greminës, drejt humbjes së tij përfundimtare.