Mon, Apr 28, 2025

News24 publikon sot sondazhin e dytë të Notosondaggi për zgjedhjet e 11 majit

  • PublishedApril 28, 2025

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, gjatë emisionit “Log” në News24, do të shpallen rezultatet e sondazhit të dytë të kryer nga kompania prestigjioze italiane Notosondaggi, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri. Sondazhi do të prezantohet nga gazetari Endri Xhafo, i cili ka marrë drejtimin e emisioneve nga e hëna në të enjte në News24, pas emërimit të Eni Vasilit në krye të RTSH.

Në sondazhin e parë të publikuar nga Notosondaggi dhe transmetuar nga News24, Partia Socialiste rezultonte forcë e parë me 46% të mbështetjes, e ndjekur nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 35%. Partitë e reja, si Mundësia dhe Nisma Shqipëria Bëhet, kishin përkatësisht 6.5% dhe 5%, një rezultat domethënës që reflektonte rritjen e interesit për ofertat e reja politike.

Me rezultatet e reja pritet të shihet nëse trendet e mbështetjes kanë ndryshuar në prag të zgjedhjeve.

Me analistë të ftuar në studio, emisioni “Log” do të sjellë analiza, krahasime dhe prapaskena mbi këtë sondazh të dytë, duke ofruar për publikun një panoramë më të qartë të klimës elektorale në Shqipëri.

Ndiqni sonte në mbrëmje, në orën 21:00, rezultatet e sondazhit të dytë, në emisionin “Log” drejtuar nga gazetari Endri Xhafo, me praninë e analistëve politikë në studio.


AlbaniaWeb.net