Mon, Apr 28, 2025

Tirana “driblon” rënien, por makthi nuk ka përfunduar…

  • PublishedApril 28, 2025

Tirana “driblon” rënien, por makthi nuk ka përfunduar…

Nëse nuk do të ishte për Partizanin dhe Dinamon, kryeqyteti nuk do të ishte i plotë, me siguri do t’i mungonte Tirana, por fati i bardhebluve nuk është vendosur ende, thjesht shkuan në shtesë duke siguruar “play-out”, tani mbeten në pritje për të mësuar rivalin e tyre të fundit, për të synuar mbijetesën në elitë.

Fakt është që në katër javët e fundit, Tirana i mori 6 pikë dy ekipeve të tjera të kryeqytetit duke shmangur skenarin më të errët, pasi ndaj rivalëve direkt, Skënderbeut dhe Teutës morën vetëm 1 pikë.

Nuk është koha për të kthyer kokën pas, për të kuptuar se çfarë bënë keq këtë sezon, por të gjithë në shtëpinë e Tiranës duhet të jenë të bashkuar për të shmangur rënien e cila do të ishte një humbje e madhe jo vetëm për imazhin e ekipit më të titulluar në vend, por do të ishte humbje e madhe edhe për vetë Superioren.

Pas suksesit kundër Dinamos, trajneri Bledi Shkëmbi nuk preferoi të shpesh preferenca në lidhje me rivalin në fazën “play-off”, Besën apo Pogradecin, për të dhe për të gjithë në radhët e Tiranës, kjo është një ndeshje për t’u fituar për të shmangur një dështim spektakolar.

()


AlbaniaWeb.net