Mon, Apr 28, 2025

Bie Inter, javë “makthi” për zikaltrit, ndaj Romës humbja e 3-të radhazi, Inzaghi: Ky është futbolli, të rikuperojmë energjitë

  • PublishedApril 28, 2025

Bie Inter, javë “makthi” për zikaltrit, ndaj Romës humbja e 3-të radhazi, Inzaghi: Ky është futbolli, të rikuperojmë energjitë

Inter humbet ndaj Romës dhe sheh “targën” e Napolit, që tashmë lë prapa zikaltrit duke shkuar në +3 pikë, 4 javë nga fundi i kampionatit në Serie A. 7 ditë makthi për ekipin e Inzaghit që koleksionon humbjen e 3 radhazi mes kampionatit e Kupës së Italisë, duke rrezikuar ta mbyllë sezonin “duarbosh”.

Roma e Claudio Ranierit ia doli të mposht kampionët e Italisë falë një goli të Soule në mesin e pjesës së parë, pas një asisti të Shomurodov, me prapavijën zikaltër që qëndroi statike. Roma u tregua cinike teksa diti të administrojë mjaft mirë avantazhin. Inter u mundua të intesifikojë sulmet në pjesën e dytë, por pa sukses. Dyshja e sulmit Lautaro Arnautoviç u panë tërësisht jashtë formës fizike, mesfusha gjithashtu me Barellan e Frattesin nuk funksionoi, ndërsa lajmi i mire i vetëm ishte rikuperimi i Dumfries që rikthehet të luajë pas disa javësh dëmtim.

Përfundimisht rezultati nuk ndryshon, me Inter që merr humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke shkuar në -3 nga Napoli kryesues, ndërsa 3 pikë tepër të rëndësishme për Romën, që shkon në 60 pikë, në vendin e 6, në garë të fortë për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.

Tepër i zhgënjyer Inzaghi në përfundim të ndeshjes, që pranon lodhjen në këtë fundsezoni tek të tijë, por që gjithsesi nuk kërkon të gjejë alibi:

“Ky është futbolli. Vijmë nga 3 humbje radhazi, sigurisht që rëndojnë shumë mbi ekipin tonë. Humbëm në shtëpi, përballë publikut tonë, që gjithsesi na mbështeti në fund pavarësisht rezultatit, ndaj dua ti falenderoj. Nuk dua të flas për episodet arbitrale. Tani duhet të rikuperojmë energjit pasi na pret nj tjetër sfid e rëndësishme, ajo ndaj Barcelonës.”

Ndërkohë humbja e Interit dhe rreziku për të humbur kampionatin, në një sezon që zikaltrit shiheshin si favoritët kryesor, mori vëmendjen kryesore edhe të mediave në Apenine:

La Gazzetta dello Sport shkruan në faqen e pare: “ Inzaghi në krizë, tani është Barcelona”.

La Gazzetta
 


AlbaniaWeb.net