Mon, Apr 28, 2025

Ekzekutimi i Renato Hoxhës/ “Nuk kishte konflikt me njeri”, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit: Para pak ditësh e morën në komisariat! Arsyeja…

  • PublishedApril 28, 2025

Trupi i pajetë i 58-vjeçarit Renato Hoxha u gjet mëngjesin e djeshëm shumë pranë banesës së tij, ndërsa ishte qëlluar me 4 plumba, dy në kokë dhe 2 në trup.

Në një intervistë menjëherë pas ngjarjes për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti, bashkëjetuesja e tij ka rrëfyer se 58-vjeçari pak ditë para ngjarjes ishte në komisariat, por se as ai dhe as efektivët nuk i kanë treguar arsyen.

“Para pak ditësh atë e morën në komisariat por nuk më tregoi asgjë se përse e kishin marrë. Në komisariat ka ndenjur diku rreth 2 ditë, në paraburgim. I shkova edhe unë që i çova një kafe, e pyeta mbi arsyen që e kishin marrë por as efektivët nuk më shpjeguan asgjë.
Nuk di të ketë pasur konflikt me njeri”, tha ajo.


AlbaniaWeb.net