Operacioni i policisë në Manzë, MEK publikon fotot, efektivët sprucojnë me gaz banorin e kampit Ashraf (FOTO)
Gjatë të gjithë ditës së sotme anëtarët e grupit MEK në kampin Ashraf në Manzë të Durrësit kanë pretenduar se ndaj tyre është përdorur dhunë dhe gaz lotësjellës nga ana e policisë së shtetit.
Pretendimi duket se është mbështetur edhe nga imazhet e publikuara nga MEK, pasi në foto duket policia ndërsa është duke sprucuar drejtpërdrejt një nga banorët e kampit me “peper spray”.
Fotot janë dërguar nga zëdhënësi i kampit Shahriar Kia.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–