Tue, Apr 29, 2025

Peaky Blinders rikthehet me një sezon të ri! Rrëfimi i Thomas Shelby s’ka përfunduar

  • PublishedApril 29, 2025

Peaky Blinders rikthehet me një sezon të ri! Rrëfimi i Thomas Shelby s’ka përfunduar

Mos e varni ende kapelen e Thomas Shelby – legjenda e “Peaky Blinders” është larg fundit. Pavarësisht se sezoni i gjashtë ishte parashikuar të ishte i fundit dhe filmi “The Immortal Man” supozohej të mbyllte sagën, duket se krijuesi Steven Knight nuk mundi të qëndronte larg botës së errët dhe joshëse të Birmingham-it.

Sipas asaj që raporton The Sun, BBC ka dhënë dritën jeshile për një sezon të ri, me xhirimet që pritet të nisin këtë shtator, ndërsa transmetimi është planifikuar për vitin që vjen.

Këtë herë, historia do të hidhet përpara – në vitet 1950, një periudhë e re trazirash urbane, bandash të dhunshme si Teddy Boys dhe ngritjes së emrave famëkeq si binjakët Kray në Londër. Një epokë e re, por me hije të vjetra.

Edhe pse filmi i ardhshëm, që zhvillohet gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte menduar si finalja zyrtare, duket se universi “Peaky Blinders” ka ende shumë për të treguar. Dhe lajmi më i mirë? Cillian Murphy mund të rikthehet si Thomas Shelby, për të na dhënë edhe njëherë atë intensitet të ftohtë që vetëm ai di ta sjellë në ekran.

Seriali, i cili nisi në vitin 2013 dhe përfundoi përkohësisht në 2022, ka qenë një nga sukseset më të mëdha të BBC-së dhe një fenomen global falë Netflix-it. Tani, të gjitha sytë janë drejt këtij kapitulli të ri.