Sun, Nov 24, 2024

Trupi i pajetë u bllokua në ambulancë se nuk hapej dera, familjarët e të riut në Vlorë përplasen me policin. Skenat e dhunës në spital

  • PublishedJune 21, 2023

Skena të dhunshme janë regjistruar dy ditë më parë në spitalin e Vlorës, ku familjarë të një të riu që humbi jetën pasi e zuri korrenti, janë përplasur me një polici. Ngjarja në fjalë ndodhi në 19 qershor.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, shihen familjarët e 35-vjeçarit Arbër Ferati që pasi transportojnë trupin e tij në spital, konfliktohen fizikisht një polici. Duket se gjithçka nisi kur ambulancës së Njësisë Shëndetësore Orikum, nuk po i hapej dera, ndërsa është dashur ndërhyrja me forcë e mjekëve dhe familjarëve të të ndjerit.

Kjo gjë ka sjellë irritim tek të afërmit e 35-vjeçarit, të cilin e zuri korrenti teksa ishte duke punuar me autokombajnë.

Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike. Sikurse tregojnë pamjet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv dhe të afërm të 35-vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.