Mon, Nov 25, 2024

Largimi i mjekëve, pedagogu i mjekësisë: Shoqëria duhet të bëjë të pamundurën që të nxisë mekanizmat që ata të qëndrojnë, rritje pagash, investime në shëndetësi

  • PublishedJune 21, 2023

Shoqëria duhet të nxisë mekanizma që mjekët të qëndrojnë. Kështu deklaron
Profesor i asociuar, pedagog i mjekësisë, Qamil Dika i cili ishte i ftuar në News24 për të folur për largimin e mjekëve dhe protestën e studentëve të mjekësisë për draftin e qeverisë për të penguar largimin e tyre.

Pedagogu Dika pohoi se largimi i mjekëve nga vendi tashmë është fenomen, teksa theksoi se politikat shtrënguese duhet të diskutohen më mirë. Sa i përket asaj që vetë studentët e deklarojnë, Dika tha se kostoja e studimeve për mjekësi është ndër më të lartat në vend.

“Nuk është se ikin vetëm mjekët, por mjekët janë elita e kombit. Shoqëria duhet të bëjë të pamundurën që të nxisë mekanizmat që ata të qëndrojnë.

“Nëse ky debat do të ishte bërë 10 vite më parë sot nuk do të ishim në këtë fenomen diskutues. Sot i paraprijmë një debati pas 6 apo 10 viteve kur të bëhet efektiv ky largim. Rritja e nivelit të pagave, investime në sistemin shëndetësor. Nxitja dhe krijimi i kushteve në shëndetësi i shërben mjekëve, por në radhë të parë shoqërisë shqiptare.
Ne kemi turizmin mjekësor që ka filluar të jetë i ndjeshëm në kontributin në sistemin shëndetësor. Nëse do të nxisim modele pozitive, të jetë vetë sistemi që të caktojë nivelin e pagave dhe kushtet e punës është me e vlefshme për vetë aktorët dhe për studentët”, deklaroi profesori i mjekësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.