Gara për kreun e PD zyrtare, formalizohen dy kandidatët, ja kush është rivali i Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut
Zbulohet emri i dytë në garën për kryetar të Partisë Demokratike zyrtare. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se kandidojnë për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, ish-i dënuar politik.
Tashmë pritet një mbledhje e kryesisë së PD-së për formalizuar kandidaturat dhe dy emrat do t’i kalojnë Kryesisë së PD-së për miratim.
Nga ana tjetër Kryesia do të mblidhet brenda datës 23 dhe më 24 qershor fillon dhe fushata për kryetar nëpër degët e PD-së zyrtare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–