Rritja e pagave në sektorin publik, ekipi i FMN: Duhet të shoqërohet me masa domethënëse për të ardhurat dhe…
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar një deklaratë pas përfundimit të vizitës në vendin tonë.
Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Znj. Anke Weber, zhvilloi një vizitë në Shqipëri gjatë datave 13-19 qershor, për të diskutuar zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimin ekonomik dhe politikat prioritare.
Në deklaratë bëhet me dije se rritja e pagave në sektorin publik, duhet të shoqërohet me masa domethënëse për të ardhurat dhe përfitime në efikasitetin e sektorit publik.
Sipas FMN-së, ekonomia e Shqipërisë ka shfaqur qëndrueshmëri përballë goditjeve të njëpasnjëshme.
“Këtë vit, rritja ekonomike pritet rreth 3 për qind, e mbështetur nga kërkesa e qëndrueshme konsumatore, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–