Sun, Nov 24, 2024

Ambasadorja e SHBA kujton ‘detyrat e shtëpisë’ për Shqipërinë: Të zgjidhen çështjet e pronave, të çrrënjoset korrupsioni që vendi juaj të jetë aleat më i fortë

  • PublishedJune 22, 2023

Ambasadorja në largim e SHBA në Tiranë, Yuri Kim kujtoi disa nga ‘detyrat e shtëpisë’ që duhet të plotësojë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit të vendit në BE.

Në një konferencë me gazetarët, para largimit të saj nga Shqipëria, diplomatja tha se mes këtyre pikave që janë pjesë e reformës në drejtësi është fakti që të zgjidhet çështja e pronave si dhe të çrrënjoset korrupsioni.

“Këto investime do e ndihmojnë Shqipërinë për shpërndarjen e energjisë në rajon, në qershor të 2022 nënshkruam memorandumin për bashkëpunimin për rrjetin 4G. Investimet e huaja të SHBA arritën në një nivel të ri, që është dyfishi i asaj të pandemisë. Tregtia jonë dypalëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Eksportet janë 3 herë më të larta se dy vjet më parë. Jam besimplotë që investimet e SHBA do të rriten dhe Shqipëria do të modernizojë sistemin për rregullat e biznesit, të zgjidhë kërkesat dhe zbatojë të drejtat e pronës dhe të çrrënjos korrupsionin. Çështja e reformës në drejtësi, çrrënjosja e korrupsionit nuk është vetëm kusht i SHBA, por dhe që Shqipëria të jetë aleate e fortë. SHBA ishin krenare që ndoqën udhëheqjen tuaj kur Shqipëria udhëhiqte OKB. Duhet të theksoj se nuk janë rregullat ato që kërcënojnë paqen, por thyerja e tyre që e kërcënojnë atë.”, tha ajo.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.