Shehu thirrje deputetëve: Të miratojmë rezolutën që dënon gjenocidin serb, siç duket Vuçiç përcakton dhe programin në Kuvend
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në kulmin e debateve në Kuvend, iu bëri thirrje ligjvënësve që të miratojnë rezolutën që dënon gjenocidin serb.
Gjatë fjalës së tij, ai pyeti se pse kjo rezolutë nuk futet në rend të ditës, duke shtuar se Vuçiç përcakton edhe programet e Kuvendit.
“I rekomandoj qeverisë që të asistojë qeverinë e Kosovës për të ngritur çështjen e gjenocidit serb.
Shpjegimi i vetëm që ngel nga kjo çështje, është këmbëngulja e Vuçiçit. Siç duket Vuçiç përcakton edhe programin e Kuvendit”, tha ai.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–