U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, pranga 36-vjeçarit në Gjirokastër
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për transport klandestinësh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Road Guard 64”, u arrestua shtetasi me inicialet A. B., banues në Durrës, ndërsa u kap duke transportuar me 5 emigrantë.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 5 emigrantë nga vendet MENA, nga Saranda në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “BMË” dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–