E rëndë në Korçë, 55-vjeçarja dhunohet nga bashkëshorti, shkon me këmbë të thyer në spital
Shkon në spitalin e Korçës me këmbë të thyer 55-vjecarja dhunohej nga bashkëshorti. Sipas burimeve nga spitali, pasi në polici më parë nuk është bërë kallëzim bashkëshorti i 55-vjeçares e ka dhunuar këtë të fundit dhe e ka hedhur nga shkallët.
Si ngjarje ka ndodhur ditë më parë, por vetëm mëngjesin e sotëm gruaja ka mundur të marrë mjekim në spital.
Menjëherë pas mbërritjes në spital janë lajmëruar edhe uniformat blu që do të bëjnë të mundur marrjen e dëshmisë nga e dhunuara dhe më pas shoqërimin në komisariat të bashkëshortit të saj i cili ka ushtruar dhunë edhe herë të tjera ndaj bashkëshortes.
Sipas policisë, gruaja ka qenë e paralizuar dhe burri i saj do të hetohet në gjendje të lirë. 55-vjeçarja pretendon se para 7 ditësh është dhunuar prej tij. “Nuk ka thyerje këmbe. Tek pjesa e legenit të trupit ka probleme. Mbase edhe problemi fizik që ka”, bën të ditur policia.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–