Wed, Nov 27, 2024

Pr.ligji për kanabisin, Meta kundër: U bë pa konsultë me BE, qeveria e policia të kapura kokë e këmbë

  • PublishedJune 22, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat u shpreh se kundër vendimit të qeverisë për projektligjin për miratimin e kanabisit.

Meta u shpreh se kjo ka ardhur pikërisht kur situata e trafikut të drogës është shumë e vështirë, duke shtuar se qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Sipas kreut të PL, institucionet ka dështuar në luftën kundër trafikut të narkotikëve.

“Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe kur qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj. Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë”, tha Meta, duke shtuar: “Është shumë e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet e shpopullon vendin. Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë në familjet që do goditen në një mënyrë a tjetër nga ky akt. Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin.”

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.