Protestat e studentëve të mjekësisë kundër punësimit të detyruar, deputeti i PD: Vendim antikushtetues!
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për Protestat e studentëve të mjekësisë kundër punësimit të detyruar, ku e ka qujatur vendimin si antikushtetues.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Shehu shkruan se protestat e studentëve janë të domosdoshme, pasi po shkelet e drejta kushtetuese për të drejtat dhe liritë themeltare.
Postimi i plotë:
“Pune te detyruar” per mjeket e rinj!!
Nje vendim anti kushtetues, arbitrar te bllokosh dhenien e diplomave 3-5 vite!
Sic eshte dhe arbirare pagesa prej 450 mije leke te vjetra cdo vit, qe bejne studentet e mjekesise.
Arsimimi publik duhet te jete falas!
Te gjithe jane te lire te zgjedhin vendin e punes.
Te shkojne te specializohen aty ku kane mundesi e desherojne.
Nje mjek mbas studimeve universitare duhet te kryeje specializimin.
Ne Shqiperi cdo specializant duhet te paguaje 1,2 milion leke ne vit.
Dhe shumica e tyre punojne pa u paguar.
Kudo paguhen gjate specializimit.
Tashti shtohet edhe heqja e mundesise per tu specializuar a punesuar jashte vendit!
Protestat jane te domosdoshme kunder kesaj shkelje te rende te te drejtave kushtetuese, te njeriut, lirive themeltare.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–