Wed, Nov 27, 2024

Qytetarëve u vidhen paratë online, Policia e Shtetit thirrje: Denonconi rastet. Kemi nisur punën për identifikimin e autorëve

  • PublishedJune 22, 2023

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët kryejnë fushatë mashtrimi kompjuterik, me anë të të cilës u merreshin shuma të ndryshme monetare personave dhe kompanive.

Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet, ndërsa ka siguruar publikun se po bëhet një punë intensive për zbardhjen e detajeve.

“Në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi”, thuhet në deklaratë.

Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike është vënë në dijeni për një fushatë mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e cila synon persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton të gjithë qytetarët, se ka nisur puna policore e menjëhershme, për parandalimin e pasojave, për hetimin e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’i shkuar në ndihmë çdo shtetasi që mund të preket nga kjo fushatë mashtrimi, bashkëlidhur këtij njoftimi do të gjeni formatin në të cilin dërgohet mesazhi i postës elektronike, si dhe dokumentin e rremë që i bashkëngjitet këtij mesazhi.

Policia e Shtetit fton qytetarët që janë prekur nga këto mesazhe të cilat iu kanë shkuar në emër të titullarëve të Policisë së Shtetit, kjo për të rritur besueshmërinë e këtyre mesazheve, të denoncojnë menjëherë në adresën e postës elektronike [email protected], të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, e cila është duke kryer hetime intensive dhe në ditët në vijim do të japë më shumë informacion rreth kësaj fushate mashtrimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.