Aksident i rëndë në Lushnje, përplaset nga motori, humb jetën këmbësori 49-vjeçar
Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Lushnje, ku drejtuesi i një motorri ka humbur drejtimin e mjetit e ka përplasur një këmbësor.
Për pasojë ka humbur jetën këmbësori i moshës 49 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia bën me dije se u referuan materialet në Prokurori për drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet L. D.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori pasi ditën e sotme, në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, Lushnjë, shtetasi L. D., 37 vjeç, banues në Lushnjë, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka përplasur një këmbësor, shtetasin G. D., 49 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasi L. D. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–