Debat në Open/ Sula: Të ndërtojmë themelet, se kryetarët çati janë! Jemi të gjithë humbës. Zekthi: Arabeskat e spërdredhjet e Bardhit…
Zgjedhja e kryetari të ri të Partisë Demokratike zyrtare ka përplasur të ftuarit në emisionin “Open” në News24.
Anëtari i Kryesisë së Partisë Fitim Zekthi ka debatuar me tone të ashpra me deputetin e PD Dashnor Sula.
Ky i fundit u shpreh se platforma e paraqitur është një platformë që lufton për individin e për pasojë nuk mund ta mbështesë.
Ndërkohë Zekthi u shpreh se ai merret me idetë dhe jo me personat konkretë.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Zekthi: Politika është sëmurë nga zemërimi dhe inati që nga ditët e para që u shfaq në botë.
Grupi i deputetëve është në irracionalitet të plotë. Më gjeni një rast kur një parti organizohet nga poshtë. Pra zgjidhen qelizat poshtë pastaj lart.
Sula: Unë them të ndërtojmë themelet se kryetarët çati janë.
Zekthi: Themelet e një partie janë vlerat politike ideologjike e morale që ajo ka. kryetari nuk është partia, është kolona rreth të cilës mblidhen anëtarësia dhe çatia është synimi i kësaj gjëje. Nuk është se po bëjmë çatinë para themeleve, përkundrazi po ruajmë themelet.
Sulo: Ju akuzoheni për farsë.
Vasili: Kemi kandidaturat.
Zekthi: Statuti i PD e shpjegon në mënyrë shteruese se Kryesia merr vendime autonome e të zbatueshme. Vendimi u mor i saktë.
Sula: Turbullohet rrugës.
Zekthi: Arabeska e spërdredhje të Sekretarit të Përgjithshëm, tipike të një njeriu të zemëruar. Demokracia është pranimi i diferencave, ndërsa këta thonë ose kështu si themi ne o s’ka. Zoti Sula iku nga mbledhja.
Sula: Është një platformë farsë që lufton për individin.
Zekthi: Jam unë farsë
Sula: Fatkeqësisht po. Luan për individin jam shumë i zhgënjyer.
Zekthi: Mos bëj politikë personale. Ju jeni emocional e jo racional. Fatkeqësia politike e Shqipërisë ka qenë gjithmonë…
Sula: Jemi humbës të gjithë. Ky është realiteti. Unë jam racional që 1 plus një bëjnë 2, nuk them dot ë kundërtën.
Zekthi: Për ju, Bardhin, Gështenjën, bota rrotullohet rreth Bashës. Nuk merrem me Bashën unë, por me ide.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–