Mon, Nov 25, 2024

Pr.ligji për kanabisin, Meta kundër: Legalizim de facto i trafikut të drogës dhe narkoshtetit në vend

  • PublishedJune 23, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se projektligji për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore është de facto legalizim i trafikut të drogës në Shqipëri.

Nëpërmjet një postimi ne Facebook, Meta shkruan se legalizimi i drogës nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet dhe shpopullon vendin.

Postimi i plotë:

Projektligji është legalizimi De fakto i trafikut të drogës në Shqipëri, sepse dihet botërisht që kanabisi mjekësor ka përdorim shumë të kufizuar dhe vetëm eksperimental dhe Shqipëria dihet që nuk ka kapacitete eksperimentale dhe përpunuese dhe vetë tregu botëror është shumë shumë i kufizuar.

Është shumë e qartë që legalizimi i drogës nga qeveria e Ramës është vetë legalizimi i narkoshtetit që blen zgjedhjet, që shpopullon Shqipërinë duke larguar qindra mijëra shqiptarë dhe i hap narkotrafikut autostrada pa fre dhe pa kontroll, duke i krijuar mundësinë ta shndërrojë Shqipërinë në bazën më të madhe të narkotrafikut në Europë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.