Ankimimi i Lefter Maliqit, Kolegji Zgjedhor vendos rinumërim të votave në 18 kuti të bashkisë Kuçovë
Kolegji Zgjedhor ka vendosur rinumërim të votave në 18 qendra votimi në Bashkinë Kuçovë. Vendimi është dhënë sot.
Mësohet se rinumërimi i 18 kutive të Kuçovës do të bëhet të premten, më 30 qershor, në orën 9:00 në ambientet e KQZ.
Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe kandidatit të saj Lefter Maliqi për rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e Kuçovës. Kandidati Maliqi dhe përfaqësuesit ligjor të koalicionit kërkuan nga trupa e Kolegjit që të shpallë pavlefshmëri për zgjedhjet e 14 majit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–