Mon, Nov 25, 2024

Temperaturat të larta, por fundjava plot surpriza, si parashikohet moti për ditët në vijim

  • PublishedJune 24, 2023

Teksa ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta, kjo fundjavë ka qenë plot surpriza. Në disa zona të kryeqytetit ka pasur shira lokalë, ndërkohë që temperaturat vijojnë që të jenë të larta.

Në një lidhje skype për News24, sinoptikani, Hakil Osmani tha se moti për sot dhe nesër mbetet i paqëndrueshëm.

“Sot dhe nesër mbetemi me reshje të paqëndrueshme. Do të kemi reshje të karakterit lokal. Në zonën lindore do të kemi dhe rrebeshe. Në zonat bregdetare, do të jenë mirë, pasi do të kemi vetëm disa pika shiu. Sot temperaturat do të jenë sërish të larta. Ndërkohë nesër do të zbresin pak temperaturat, deri në 31 gradë. Javën që vjen do të jetë zona bregdetare me kthjellime, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe reshje. Në kryeqytet moti do të jetë i qëndrueshëm. Reshjet do të jenë të fokusuar kryesisht në zonat malore.”, tha Osmani për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.