Mon, Nov 25, 2024

Forumi i Bashkimit Ndërkombëtar për Demokracinë, Mediu: Shqipëria ka nevojë për një opozitë të bashkuar me ide të djathta

  • PublishedJune 24, 2023

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe n/kryetari Sention Zotaj, morën pjesë në Forumin e Bashkimit Ndërkombëtar për Demokracinë.

Ky bashkim u krijua në Londër 40 vite më parë, nga liderët Thacher, Bush, Hemut Kohl dhe Chirac, si bashkim i konservatorëve, për t’i dhënë mbështetje ndryshimeve demokratike, vlerave të tregut të lirë, përballë regjimeve totalitare.

Në këtë takim morën pjesë Presidentë dhe kryeministra nga shimë vende të botës, si; kryetari i këtij unioni, Harper, Kryeministri i Kanadasë, Morison i Australisë, Boris Johnosn dhe Trust të Anglisë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Ministri i Jashtëm i Britanisë, ish Presidenti i Ukrainës Poroshenko, etj.

Në fjalën e tyre ata theksuan se; sot duket qartë tendenca për t’u rikthyer në autoritarizëm, mosrespektimi i të drejtave dhe lirive, agresioni rus në Ukrainë, duhet të marrë fund sa më parë dhe NATO duhet të ndihmojë pa vonesë Ukrainën ,me çdo lloj armatimi kundër Rusisë.

Po ashtu, një rrezik tjetër në paqen dhe ekonominë globale, vjen nga Kina.

Në mbledhjen e ekzekutivit të IDU-së, ku nga Shqipëria merrte pjesë me të drejta të plota vetëm PR, kryetari i Partiaë Republikane Mediu, vuri së pari theksin në tensionet në Rajon dhe veçanëriaht në konfliktin e provokuar qëllimisht nga Vucic, në Veriun e Kosovës.

Ai theksoi se; çdo marrëveshje duhet të ketë si bazë njohjen përfundimtare të Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, përndryshe Kosova do përdoret për qëllime politike të Serbisë dhe si mundësi konflikti në Ballkan, për interesa të Rusisë.

Mediu theksoi se; është imediate mbështetja e Partive Popullore, për bashkimin e opozitës dhe mbështetjen ndërkombëtare, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke filluar nga Kodi Zgjedhor.

Shqipëria ka nevojë për një opozitë të bashkuar me ide të djathta, e cila të ketë një program të qartë për zhvillimin e Shqipërisë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, e cila duhet të shkëputet nga qëllime meskine dhe të hapet për shqiptarët kudo që janë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.