Humbi ndjenjat teksa drejtonte motorin, 50-vjeçari në Gjirokastër aksidentohet me “Benz”-in, transportohet drejt spitalit
Një 50-vjeçar, motorist për shpërndarjen e picave, është aksidentuar sot në Gjirokastër.
Gazetarja Brikena Metaj bën me dije se drejtuesi i motorit, rreth 50 vjeç, si pasojë e temperaturave të larta ka humbur ndjenjat e më pas është përplasur me një automjet tip “Mercedez-Benz”.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa kanë qenë qytetarët ata të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–