Tue, Nov 26, 2024

Pas publikimit të videos seksuale, Safet Gjici arrestohet për korrupsion

  • PublishedJune 24, 2023

Policia ekzekutoi të shtunën masën e sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga e Shkallës së Parë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kukësit, . Arrestimi u bë bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas hetimit të rrethanave të konstatuara në një videoregjistrim që qarkulloi në internet, në të cilën Gjici shfaqej duke kryer marrdhënie seksuale me një grua, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. 

Megjithatë, duket se akuza e ngritur nga SPAK ka të bëjë me të tjera episode të konstatuara nga verifikimet paraprake. Sipas koordinatores për marrdhënien me publikun pranë SPAK, Xhulieta Krasta, ndalimi është kryer për veprën penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i që përcakton dënimin me burgim nga katër deti në dymbëdhjetë vjet.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit i rizgjedhur më 14 maj, Safet Gjici dha dorëheqjen më 16 qershor pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Video që është filmuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale, mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj, SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal.

Në ditët në vijim në emisionin “Xhungël” u publikuan pjesë të tjera të videoregjistrimit, ku pas kryerjes së aktit seksual, midis Gjicit dhe gruas protagoniste, është diskutuar për një projekt të menaxhimit të qenve të rrugëve. Gjici shfaqet në zyrën e tij duke u telefonuar vartësve dhe më pas diskuton në mënyrë të drejtëpërdrejtë me një prej tyre duke i kërkuar që të kujdesen për realizimin e projektit të propozuar nga gruaja me të cilën kishte kryer marrdhënie seksuale, me qëllim që të mund ta kalonin projektin në këshill për miratim. 

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të tij nga detyra.

Gjici i fitoi lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj të vitit 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës  u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit, për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale.