Operacioni “Mosmarrëveshja”/ Degjeneron sherri mes dy të rinjve, njëri prej tyre nxjerr armën, por ndalohet nga një i tretë. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Kamëz
KAMËZ
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku dy personat B. P., 27 vjeç dhe Sh. P., 20 vjeç rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit.
Policia ka shpallur në kërkim shtetasit Gentjan Losha dhe Ndriçim Rama, teksa është arrestuar Eduart Pjetri, i cili akuzohet pengoi zbulimin e së vërtetës duke marrë armën nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në Rrugën Skënderbeu, Kamëz, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The dispute”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi Eduart Pjetri, 35 vjeç, banues në rrugën “Pandeli Sotiri”.
U proceduan në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasve Gentjan Losha, 29 vjeç, dhe Ndriçim Rama, 24 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit shtetasi Gentjan Losha, ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ia ka marrë shtetasi Eduart Pjetri, dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve Gentjan Losha, dhe Ndriçim Rama.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–