Wed, Nov 27, 2024

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, arrestohet 46-vjeçari në Radhimë

  • PublishedJune 25, 2023

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 46-vjeçarin B.K., për ndërtim pa leje.

Bëhet me dije se 46-vjeçari kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues në vijën bregdetare Radhimë, pa lejen  e organeve kompetente.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

Vlorë/Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare, në Radhimë, vihet në pranga 46-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë goditur një tjetër rast të paligjshmërive në këtë fushë.

Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi B. K. kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.