Sherri nisi pas aksidentit/ Babë e bir goditën me sende të forta 54-vjeçarin, shoqërohen në polici
Babë e bir kanë goditur me sende të forta 54-vjeçarin K.Dh., nga Gjirokastra. Bëhet me dije se konflikti mes tyre ka nisur nga një përplasje e automjeteve.
Ndërkohë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, janë proceduar në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi- Delvinë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–