“Shqipëria, prej kohësh narkoshtet. Legalizimi i kanabisit, krim i madh”, Vasili: Draft propozimi për studentët e mjekësisë, vendim i çmendur i qeverisë
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar një lidhje me draft propozimin për studentët e mjekësisë, duke e quajtur si një vendim “të çmendur” nga ana e qeverisë.
Vasili ka theksuar se qeveria “në vend që të mendonte për përsosjen e procesit mësimor”, merr të tilla vendime “të turpshme”, ndërsa shtoi se këto veprime “arrogante të qeverisë” po e shpopullojnë vendin.
Sakaq, ai komentoi edhe projekt-ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në vend, duke thënë se ky është një krim i madh sepse Shqipëria prej kohësh është kthyer në “narkoshtet” dhe se qeveria, policia e trafikantët janë bërë “një” me njëri-tjetrin.
Postimi i plotë:
Lereni Wagnerin dhe Putinin, merruni me studentet ne rruge dhe kanabisin ne tavoline!
Shume po lodhen ne Shqiperi te komentojne se çfare bejne mercenaret e Wagnerit ne Rusi dhe diktatori i Kremlinit.
Eshte nje lodhje pa kuptim, mediokre dhe shpesh e qellimte per te mos uleritur per hallet e shtepise dhe jo rralle e orientuar me regji per te lene te qete qeverine e kriminalizuar te Rames te vazhdoje baderdine.
Komentatoret me regji mundet nga casti ne cast te na shfaqin edhe idene qe Rama mund te jete negociator mes Putinit dhe Wagnerit, meqe Rama eshte i specializuar si negociator imagjinar.
Wagner dhe Putin jane nen vezhgimin shume te rrepte te inteligjences, te ushtrive dhe shteteve me te fuqishme te globit, qe nga SHBA,NATO etj dhe keto cicerimat e lodhura shqiptare tingellojne vertet kaq qesharake dhe bile shume humoristike.
Por nderkohe shtepia jone Shqiperia po zhbëhet cdo cast e minute.
Studentet e mjeksise jane shume te shqetesuar dhe te zemeruar sepse gjithshka po ben qeveria ndaj tyre eshte nje turp i padegjuar i llojit te koheve te te para viteve 90.
Studentit te mjeksise vecanerisht i duhet te shfrytezoje cdo minute per formimin e tij, i duhet qetesi, pasi formohet per nje profesion qe ndryshe nga te gjithe te tjeret ka te beje me jeten dhe shendetin.
Por vendimet e çmendura te nje qeverie intelektualisht idiote dhe shteterisht plotesisht e paafte i nxjerrin ata ne rruge ne nje kohe qe duhet te jene mbi libra.
Si mjek dhe ish student i mjeksise provoj nje dhimbje pa fund, qe ne vend se qeveria te mendonte per persosjen e procesit mesimor, i cili ka nevoje per permirsime te medha, merr te tilla vendime te turpshme.
Nga ana tjeter legalizimi nga Qeveria e kanabisit per gjoja perdorim mjeksore eshte nje krim i madh sepse Shqiperia eshte kthyer prej kohesh ne narkoshtet dhe qeveria, policia dhe trafikante jane bere njesh me njeri tjetrin.
Asnje rresht nga ato qe shkruan qeveria per te justifikuar kanabin nuk qendron bile eshte argumentuar trashe dhe duket qarte qe ja kane shkruar trafikantet vetë.
Hapja e autostradave per kanabisin dhe krijimin e alibive ligjore per prodhimin e tij eshte thike ne zemer per shtetin ligjor dhe nje shoqeri te shendoshe per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.
Çdo veprim i qeverise eshte kaq i inkriminuar dhe i korruptuar saqe demi ekonomik e shoqeror vetem thellohet e behet katastrofik.
Asnje gram qetesi nuk ka ne vendin tone.
Askush nuk eshte i sigurte ne te drejtat e tij, ne pronen e tij dhe ne bisnesin e tij.
Kjo pasiguri e pergjithshme e bashkuar me arrogancen mafioze antiligj te qeverise eshte kthyer ne ankth, qe po shkreton e shpopullon vendin dhe po asgjeson de facto Shqiperine.
Ndaj lereni Wagnerin dhe Putinin se ka kush merret me ta dhe ashtu sic duhet bile.
Nese jeni shqiptare te mire dhe te paster verini gishtin plageve tona, qe kullojne dhe thellohen perdite.
Studentet ne rruge dhe kanabisi ne tavoline jane te te shtena me arme ne shtepite e cdo qytetari.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–