Kishin mbetur në 2500 metra lartësi të bllokuar, shpëtohen turistët e huaj në malin e Jezercës
Efektivët e kërkim-shpëtimit kanë ndihmuar 2 turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës, ditën e sotme në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë pas operacionit të shpëtimit.
Ai shtoi se shpëtimi i turistëve u arrit edhe me ndihmën e një helikopteri të flotës shqiptare.
“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi Peleshi në Facebook.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–